Hetimi politik për kompleksin ‘Partizani’/ SPAK vë nën akuzë edhe biznesmenin Bektashi
Pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzë edhe ndërtuesit Fatmir Bektashi,
Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, ku i janë komunikuar akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Bektashi akuzohet nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, dhe për këtë arsye ai është marrë i pandehur për të njëjtat akuza.
Saga e një hetimi dhe gjykimi politik nga strukturat e drejtësisë të urdhëruar nga Edi Rama për të goditur liderin e opozitës vazhdon.