Meta: Nderojmë sot Liderin historik të 'Lëvizjes Studentore' që solli pluralizmin politik dhe demokracinë

Kreu i PL, Ilir Meta, ka përkujtuar në rrejtin e tij social Facebook, liderin historik të "Lëvizjes Studentore" që solli pluralizmin politik dhe demokracinë, Azem Hajdari.

“Lidershipi, vepra dhe guximi i Azemit mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në vlerat e Lirisë dhe Demokracisë dhe janë gati t'i mbrojnë ato me çdo sakrifice”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Me mirënjohje të përjetshme nderojmë sot Liderin historik të "Lëvizjes Studentore" që solli pluralizmin politik dhe demokracinë, Azem Hajdari.

Lidershipi, vepra dhe guximi i Azemit mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në vlerat e Lirisë dhe Demokracisë dhe janë gati t'i mbrojnë ato me çdo sakrificë!