Arrestohet 43-vjeçarja në Shkodër, bëri për spital vjehrrën 82-vjeçare
Një 43-vjeçare është ndaluar nga policia në Shkodër.
Uniformat blu thonë se ajo ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës.
Ka qenë 82-vjeçarja që ka kallëzuar rastin në polici. Ndërkohë mësohet se e moshuara po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi e ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçare, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia.