", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/September/12/auto_bon1726125692.jpg", "width": 900, "height": 577 } }

VIDEO/ Momenti heroik, Bon Jovi shpëton gruan që po hidhej nga ura

Këngëtari i njohur, Jon Bon Jovi parandaloi një tragjedi në Nashville.

Teksa po xhironte videoklipin e tij të ri, një grua në gjendje të rëndë të shëndetit mendorë, tentoi të hidhet nga ura.

Ishtë këngëtari ai, i cili arriti ta bindë gruan të ndërrojë mendje, duke folur më të.

“Duhet të gjithë ne të ndihmojmë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt,” tha shefi i policisë John Drake në një deklaratë të shkurtër në X.

Policia publikoi videon e sigurisë të ndërveprimit, në të cilën gruaja mbahet në barrierat anësore ndërsa qëndron në rrezik. Pasi afrohet dhe flet për rreth një minut me të, Bon Jovi dhe një bashkëpunëtore e tij e shpëtojnë gruan dhe e ndihmojnë atë të kthehet në vendkalimin e këmbësorëve.

Si nëpër filma, kjo situatë mbyllet me një përqafim.