Policia italiane arreston 44-vjeçarin shqiptar, iu gjetën 586 doza kokaine

Policia italiane ka arrestuar në Perugia një shtetas shqiptar, me precedent penal, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Ai është arrestuar teksa po udhëtonte me mjetin e tij. Nga kontrolli personal dhe në mjeti i janë gjetur 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti dhe materiali i trafikut të drogës.

44-vjeçari në përfundim të formaliteteve është shpallur i arrestuar për veprën e lartpërmendur dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është shoqëruar në burgun Perugia Capanne.