Mbrëmë u përballën në debat të ashpër, Trump dhe Harris u takuan sot për…
Mbrëmë, në një debat të ashpër, Trump dhe Harris shkëmbyen akuza dhe qëndrime të forta mbi çështje si ekonomia, politika e jashtme dhe siguria kombëtare.
Megjithatë, sot ata lanë mënjanë ndasitë politike për t'u bashkuar në një moment solemn, duke kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.
Politikanët e lartë, përfshirë Trump dhe Harris, bënë homazhe për të nderuar të rënët dhe për të përkujtuar jetët e ndryshuara përgjithmonë nga ky akt tragjik.
23 vjet më parë, gati 3,000 njerëz humbën jetën kur 19 rrëmbyes të al-Kaidës morën kontrollin e katër avionëve.
Dy avionë goditën Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, një tjetër goditi Pentagonin në Arlington, Virxhinia, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvaninë perëndimore. Ky sulm mbetet më vdekjeprurësi në histori.