Zjarrfikësja del nga rruga në Shkodër, plagosen punonjësit
Një zjarrfikëse ka dalë nga rruga në në fshatin "Vukatanë” në Shkodër duke shkaktuar aksident.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., punonjës të shërbimit zjarrfikës.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin "Vukatanë", shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.