VIDEO/ Një qendër tregtare përfshihet nga flakët në Tiranë
Një zjarr ka përfshirë një qendër tregtare në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa flakët shihet teksa dalin në tarracën e godinës.
Policia ka mbërritur në vendgjarje, ndërsa është bërë i mundur fikja e zjarrit, që dyshohet paraprakisht të ketë rënë në në sistemet e kondicionimit .
Si pasojë e zjarrit të rënë ka vetëm dëme material, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.