FOTOLAJM/ Punonjësit e SPAK lënë punën për të dëgjuar Sali Berishën

Kreu i PD, Sali Berisha është thirrur ditën e sotme nga SPAK. Lideri i opozitës është pritur nga mijëra mbështetës në rrugën ku ndodhet godina e SPAK, në shenjë solidariteti kundër arrestimit politik.

Lideri demokrat ka mbajtur fjalën e tij përpara medieve dhe mbështetësve ku ka rreshtuar të gjitha faktet se përse ku proces është i montuar politikisht dhe qëllimi kryesor është shkërmoqja e opozitës  në vend.

Vëmendjen ndaj fjalimit të Berishës më shumë se kushdo mesa duket e kanë pasur punonjësit e SPAK të cilët janë rreshtuar në dritare për ta ndjekur fjalën e liderit të opozitës.