Brenda shtëpisë 'Disney', aty ku çdo dhomë pasqyron murale nga filmat më të njohur, del në shitje për mijëra dollarë

 Një fanse e Disney ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj me tre dhoma gjumi, duke sjellë një botë të re në një qytet të Uellsit. Edhe pse vështirë të dallohet nga pamja e jashtme e pronës, ajo fsheh një mori muralesh me temë Disney, me një dhomë ndenjeje me figura nga Aladdini si dhe pasqyrën magjike nga Borëbardha mbi oxhak.

Çuditërisht, pronarja aktuale e shtëpisë është një fanse e madhe e Disney dhe i tha agjentit të saj të pasurive të paluajtshme se ajo e ka vizituar Disneyland më shumë se 20 herë.

“Nëse je i fiksuar pas Disney-t, është padyshim shtëpia për ty”, tha agjenti i pasurive Marti Anderson-Bryan.

Aladdini i Disney-t është në zemër të kësaj prone së bashku me Princeshën Jasmine, Genie, Abu, Rajah, Iago dhe Sulltan. Dhomat e tjera të gjumit kanë një temë me Mbretin Luan, dhe Harry Potter.

Dhomat e tjera janë të mbuluara me imazhe të antagonistëve të Disney-t, duke përfshirë Maleficent, Ursula, Mbretëresha e Ligë nga Borëbardha dhe Jafar. Shkallët përmbajnë një mural të Mary Poppins që përshkruan një siluetë të horizontit tradicional të Londrës, ndërsa vetë shkallët shfaqin një shumëllojshmëri citatesh të Disney-t.

Edhe dollapët e kuzhinës janë me temë Disney - secili me emrin e një kënge ikonike. Dhoma kryesore e gjumit është me temë Lilo & Stitch meets Sugar Rush.

Një mural me temën e viteve '80 në kopsht i bashkon të gjitha - me karaktere të ndryshme retro të kulturës pop, duke përfshirë He-Man, She-Ra, Optimus Prime, një Ewok dhe ET. Shtëpia është ende në shitje për 180 mijë paund dhe nuk ka marrë asnjë ofertë.