Krim në familje në Tiranë, burri plagos gruan me thikë
Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Vorë të Tiranës, ku burri ka qëlluar me thike gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Burime nga policia thanë se, është arrestuar 32-vjeçari me inicialet A. H., banues në Vorë, ndërsa gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.