Aksident te Unaza në Tiranë, 2 të plagosur! Një makinë e përmbysur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në Unazën e Tiranës, në pjesën e Farkës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga mjetet është kthyer përmbys, ndërsa automjeti tjetër shihet i dëmtuar pranë bordurës.Nga aksidenti mësohet se janë plagosur dy persona, përkatësisht shoferët e makinave.

Patrulla e policisë është vonuar në vendngjarje. Makinat e përfshira në aksident janë një Ford Fiesta e një Benz ML.