Trump tha në debat se emigrantët nga Haiti kanë vuajtur nga tortura çnjerëzore

onald Trump gjatë debatit kundër rivales politike Kamala Harris, ka pretenduar se emigrantët nga Haiti po hanë qentë në Springfield të Ohios.

“Ata po i hanë qentë, njerëzit që kanë ardhur këtu po i hanë macet”, shtoi Trump në debatin televiziv, transmeton Telegrafi.

Trump nuk u ndalë me kaq, duke këmbëngulur se emigrantët e Haitit po i hanë qentë të njerëzve që jetojnë në Springfield, dhe kjo sipas tij po ndodh në vendin e tyre që e përshkruan si trup.

 

Derisa tundte kokën me atë që po dëgjonte dhe vazhdimisht qeshte, Trump vazhdoi: “njerëzit po thonë se qentë e tyre janë ngrënë nga njerëzit”.

E David Muir, njëri nga moderatorët e debatit tha se sipas autoriteteve në Springfield, nuk ka raportime se kafshët janë ngrënë.