Sistemi shëndetësor në SHBA/ Trump: Trashëgova Obamacare, mund të bëjmë më mirë

Sistemi shëndetësor në SHBA, ishte një nga çështjet që përplasi Kamala Harris me Donald Trump gjatë debatit presidencial, të transmetuar në ABC News.

Trump tha se ai trashëgoi sistemin e Obamacare dhe theksoi se tani ka opsione më shumë për shëndetësinë. Harris iu kthye Trump, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë plan.

Donald Trump: Trashëgova sistemin “Obama care”. Do të shohim plane të ndryshme. Kam koncepte të planit, nuk jam president tani. Kemi opsione për ta bërë këtë gjë.