FOTO-EMRAT/ Identifikohen dy të vrarët në Kurjan të Fierit
Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier.
Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj kanë mbetur të vrarë pasi janë qëlluar me armë.
Autori i identifikuar si Altin Kuka, është vetëdorëzuar.
Njëri prej personave ka mbërritur i vdekur në spital, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në urgjencën e Fierit.
Roskovec/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.