EMRI/ Dy të vrarë në Kurjan të Fierit, autori vetëdorëzohet
Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kurjan të bashkisë së Roskovecit.
Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.
Autori i identifikuar si Altin Kuka, 49 vjeç mësohet se është vetëdorëzuar menjëherë pas krimit.
Deri më tani ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë.
Roskovec/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.