34-vjeçari denoncon vjedhjen e skafit që kishte ankoruar në liqenin e Shkodrës

Persona të paidentifikuar ende dyshohet se kanë vjedhur një mjet lundrues skaf, që ishte në pronësi të një 34-vjeçari në Shkodër dhe ishte parkuar në zonën e liqenit.

Ngjarja u denoncua ditën e hënë (9 shtator) nga pronari me inicialet A.D., i cili kërkoi ndihmën e policisë vendore për gjetjen e mjetit.

Ai tha se nuk e dinte kush ishin autorët dhe kur ka shkuar te vendi ku ndodhej nuk e gjeti skafin.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe sqaroi se “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”. Referuar edhe precedentëve të shkuar, ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur për qëllime të paligjshme, transport lëndësh narkotike apo klandestinësh.