Ndërron jetë Komo, endacaku që u shndërrua në personazh në Korçë

Endacaku i kthyer në një nga personazhet më të njohur në qytetin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Kozma Melçani, i njohur si “Komo”, u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur pas Katedrales.

Endacaku i kthyer në personazh të njohur, vuante nga problemet me zemrën dhe dyshohet që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Komo” ishte korçari, i cili shihej në rrugët e qytetit, në çdo kohë, përshëndetej me çdo qytetar dhe turist, madje herë pas here krijonte situata komike me njerëzit. Për Korçën, Komoja do të ngelet një nga endacakët më të dashur.