E ardhmja e Piolit në Arabi, ish-trajneri i Milanit drejt Al Nassr

Lajme të reja mbërrijnë nga Arabia Saudite për të ardhmen e Stefano Piolit.

Sipas faqes së specializuar “Al Nassr Zone”, ish-trajneri i Milanit pritet të zëvendësojë së shpejti Luis Castron në stolin e Al Nassr.

Gjithçka duhet të ndodhë pas ndeshjes ndaj Al Ahlit, e cilësuar vendimtare nga pronarët e klubit saudit për t'i dhënë fund marrëdhënies me trajnerin aktual dhe për të ecur përpara.

Pioli i dha fund aventurës së tij te Milani në fund të sezonit të kaluar pas pesë vitesh.

Dhe që atëherë emri i tij është lidhur disa herë me klube të ndryshme.