Rusia do të zhvillojë stërvitje ushtarake me Kinën këtë muaj

Ushtria ruse do të dërgojë forcat detare dhe ajrore për t’iu bashkuar një stërvitjeje që po zhvillohet nga Kina në Detin e Japonisë dhe Detin e Okhotsk këtë muaj, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua, duke cituar ministrinë e mbrojtjes së vendit.

Stërvitjet synojnë të thellojnë “nivelin e koordinimit strategjik midis ushtrive kineze dhe ruse dhe të rrisin aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë.

Presidenti kinez Xi Jinping ka një marrëdhënie të fortë me Rusinë, Kina blen naftën e Rusisë dhe dërgon të ashtuquajturat makineri dhe gjysmëpërçues në vend.

Vladimir Putin zhvilloi bisedime me Xi në Pekin në fillim të këtij viti dhe e falënderoi atë për përpjekjet e Kinës për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.