Liga e Kombeve/ Danimarka mposht Serbinë, Sllovakia triumfon ndaj Azerbajxhanit.

U zhvilluan pasditen e sotme prej orës 18:00, katër duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, teksa u shënuan në total vetëm 8 gola. 

Në Ligën A, Danimarka likuidoi me rezultatin 2-0 Serbinë, falë golave të shënuar nga Gronbaek dhe Polsen në minutat 36 dhe 61. 

Në dy sfidat e tjera të Ligës C, Bullgaria mposhti minimalisht 1-0, Irlandën e Veriut, ndërsa Sllovakia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Azerbajxhanit. 

Dueli i vetëm i Ligës D, ai mes Gjibraltarit dhe Lihtanshteinit përfundoi me triumfin 2-1 të vendasve.