Të shtënat me armë zjarri, zbardhet identiteti i 29-vjeçarit të plagosurit në Shkodër
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Golem të Shkodrës.
Sipas burimeve për mediat, i plagosur ka mbetur Renaldo Koka, 29-vjeç banues në fshatin Golem.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.