Rendi sot është bërë regjim dhe nuk mund të reformohet nga regjimi siç pretendon ministri
Dëgjova me vëmendje të veçantë deklaratën e ministrit të ri te brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me perspektivën e policisë me dinjitet evropian . Më habiti fluturimi ministrit. Me çfarë po duket, këta të gjithë notojnë në botën e çudirave të pushtetit dhe e kanë humbur lidhjen me realitetin. Ndoshta edhe si rezultat i mosbesimit të gjatë që është krijuar tek unë , por skam asnjë dyshim se edhe tek shumica e qytetarëve të tjerë në raport me performancën që ka policia , mu duk vërtet si një deklaratë që kornizat ia kishte dizenjuar tak e fap Edi Rama vet . ”I duam policët dhe policinë që të përballojnë me dinjitet nivelin evropian” - u shprehë pak a shumë ministri.
Per gjendjen e tmerrshme qe ndodhet rendi në Shqipëri jo vetëm që nuk kemi të bëjmë me asnjë reflektim të rendit në Shqipëri, por kemi një paraqitje thjesht, sikur ka rënë një copë suva nga “ndërtesa e ruajtjes së rendit “dhe hajde o burra gjejmë një suvatues dhe llustraxhi të mire ta mbyllim këtë faqe muri, që na është rrënuar dhe me këtë rast ta bëjmë pak më të bukur që të duket e një niveli evropian.
Niveli i rendit në Shqipëri ka ecur paralel me tërë nivelin kriminal dhe destabilizues të gjithë qeverisjes dhe koha e gjatë e kësaj qeverisje ka shprehur me prova dhe fakte se policia e shtetit është bërë regjim , ashtu siç është bërë regjim sot edhe SPAK edhe shtypi i kapur që ndodhet nën këpucët e kryeministrit, po ashtu edhe një pjesë e ambasadorëve perëndimorë, ku së bashku me ushtrinë e patronazhistëve po i zënë frymën normalitetit në Shqipëri.
Ministri brendshëm foli për standarde evropiane të policisë në Shqipëri ne te ardhmen.
Është e habitshme kjo perspektivë imagjinare e shprehur në emër te institucionit ai drejton. Në mos qoftë hipokrizi është naivitet i pastër.
Kjo polici mund arrijë të reformohet dhe të arrijë nivele evropiane!
Policia e Edi Ramës!...
Policia e Maduros që arreston njerëz pa mandat arresti !
Policia e Lukashenkos, bashkëpunëtore me regjimin në grabitjen e zgjedhjeve!
Policia qe përgjon dhe shantazhon qytetarët për të krijuar klimën e frikës dhe terrorit ose për të sajuar prova që ti burgos për të mos ua dëgjuar zemërimin!
Policia që manipulon prova kriminelësh!
Policia që bëhet e pa përmbajtur për ti mbytur me gaz lotsjellës njerëzit e zemëruar në rrugë që protestojnë kundra shtypjes dhe shfrytëzimit që i bën pushteti !
Policia pale me pushtetin .
Ky regjim e ka kthyer së prapthi historinë edhe në drejtimin e ruajtjes se rendit, ndërsa parimet e ruajtjes së rendit i ka zëvendësuar me parimet e mbrojtjes së regjimit.
Kur policinë e telefonon për një shqetësim qytetar si prishje qetësie në një lagje ose diku një banori i thjesht , ajo vonon ose nuk shkon fare, por shkon menjëherë kur i telefonon një pushtetar, patronazhist ose nje nga të fortët e pushtetit. A nuk tregon kjo , se policia është e destinuar vetëm për shërbimin ndaj regjimit ?!
Policia dhe drejtësia sot janë bërë dy vëllezërit e rinj binjakë të pushtetit të sotëm. Policia e rilindjes e korruptuar dhe e mbytur nga skandalet si kudo në të gjitha instucionet e tjera të shtetit shqiptar, në vend të kryente detyrën e saj e distancuar nga politika,duke zbatuar vetëm ligjin, po bën diçka që është mbi arsyen njerëzore dhe të drejtën që i jep ligji dhe kushtetuta.
Nuk njihen mirë cilësitë politike, as kultura, as aftësitë profesionale të ministrit Hoxha për të qenë një titullar rendi.
Ky është një fenomen tipik i arrogancës së kreut të regjimit që i nxjerr nga xhepi, kur ja kërkon momenti i gënjeshtrës dhe nuk e konsideron asnjëherë detyrimin për të respektuar ndjeshmërinë e opinionit publikë në raste të tilla ,kur emron ose zgjedh titullar instucionesh.
Sekti dhe parimet e tij kanë ndikim të vërtet në konceptin e përzgjedhjeve të tilla për të emëruar drejtues instucionesh.
Transparenca për publikun është tmerr i vërtet për të.
Ministri në radhë të parë duhet që të dijë dhe të ndjej mire, çfarë pune bën tani , çfarë përgjegjësie është të drejtosh një polici shtetërore ,ku strukturat kryesore të saj janë të përfshira me krimin, me trafikun e drogës, ku janë me emra dhe mbiemra te kriminalizuar , nga ku gjurmët e tyre çfaqen qartë edhe në përgjimet e shumta të aplikacioneve të cel evropiane. Dhe nuk janë një dy, por numri i tyre i fshehur nga vetë policia ,tregon seriozitetin turpërues të shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të këtij vendi.
E si mund të ketë seriozitet dhe besueshmëri deklarata e bërë nga ministri i brendshëm , kur skandalet e policisë kanë prekur majën e majave ,ndërkohë që ministri fluturon pa pikë logjike tek niveli i dinjitetit evropian.
A nuk e kupton ky zotëri se po e përqesh vetë realiteti i krimit dhe jo thjesht disa njerëz me këtë deklaratë?!
Dyshoj se edhe nuk dihen shumë gjëra për të si ministër se çfarë përfaqëson saktë në lidhje me rendin , edhe ky ministër do mbetet në nivelin e një përdorimshave të kreut të regjimit.
Duke e respektuar dëshirën e tij te mire ” ne hava” sigurisht. po ndal pak te them , se edhe po të dojë ministri, e ka fare të pa mundur që të bëj diçka të tillë për policinë ,sepse rrënjët e krimit këtu, ku në këtë krim , ka fytyrën e saj të nxirë edhe policia janë shumë të thella. Dhe janë të shumta arsyet që ia bëjnë krejt të pa mundur këtij regjimi i cili ka instaluar edhe një here diktaturën të përshkruaj një ndryshim të tillë reformator.
Duhen ndryshime rrënjësore politike, duhet përmbysje plebishitare. Mandej duhet një qilizëm e thellë që të dalin në dritë të gjitha fytyrat e shëmtuara të krimit të cilat kane krijuar një sistem më vete dhe pastaj të mund të rinisë menjëherë rruga e ringritjes së policisë, me synim reformimin e saj. Duhet dënuar krimi , i cili sot po shkon nga krimi në krim dhe vetëm atëherë do të mund të shpresojmë të bëjmë atë policinë më dinjitet evropian për të cilën u shprehë pardje ministri Hoxha, sigurisht, me direktivë nga lart nga dhoma e butonave që drejton regjimin.