Panariti: Tre fjali për detin dhe sovranitetin
ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka bërë një postim në facebook ë lidhje me ligjet ndërkombëtare dhe së drejtës detare.
Panariti është shprehur se Shqipëria nuk do të tërhiqet asnjë centimetër nga sovraniteti i plotë mbi 12 milje detare det nga vija bazë.
Postimi:
Tre fjali për Detin dhe Sovranitetin!
Tre fjali, sipas ligjeve ndërkombëtare dhe së drejtës detare.
Fjalia e parë :
Shqipëria nuk do të tërhiqet asnjë centimetër nga sovraniteti i plotë mbi 12 milje detare det nga vija bazë!
Fjalia e dytë :
Shqipëria do të ushtrojë të drejtë sovrane mbi 200 milje detare të zonës së eksluzivitetit ekonomik
Fjalia e tretë
Shqipëria e hapur për të diskutuar dhe negociuar me fqinjët, mbi hollësitë metodike dhe teknike brënda këtyre vijave të kuqe.