VIDEO/ Asani fantastik, Shqipëria kalon në avantazh
Ukraina dukej e përgjumur në ’45 minutat e para, por në nisje të pjesës së dytë, djemtë e trajnerit Rebrov kanë befasuar kuqezinjtë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Konoplya,
Mbrojtësi i djathtë i ukrainasve gjeti të papërgatitur mbrojtjen duke shënuar në minutën e ’49 të sfidës.
Festa e ukrainasve ka zgjatur vetëm 5 minuta, pasi Shqipëria është rikthyer shpejt në sulm. Një goditje e Manaj që u prit mrekullisht nga Trubin, çoi topin në një goditje këndi që solli edhe golin e kuqezinjve në minutën e '55.
Ishte qendërmbrojtësi Ardian Ismajli që shfrytëzoi më së miri rrëmujën në zonën e ukrainasve duke çuar topin në rrjetë.
Në minutën e 66, Asani i jep avantazhin kuqezinjëve.
Një top në thellësi i Bajramit gjen Manajn i cili pason saktësisht në qendër. Laçi lë që sfera të shkojë te Asani i cili gjuan dhe nuk gabon.