'Kosova është Shqipëri', pankarta mes Pragës nga tifozët e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit u rikthye sot në aksion. Nga ora 20:45 kuqezinjtë po përballen me Ukrainën në Pragë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën B të grupit 1 në Ligën e Kombeve.

'Kosova është Shqipëri', kjo është pankarta e tifozëve të Kombëtares në ndeshjen mes Ukrainës dhe Shqipërisë për Ligën e Kombeve. Edhe në këtë duel të shumtë janë kuqezinjtë që ndjekin ekipin nga stadiumi në Pragë.