SYRI TV/ Tubimi qytetar, denoncimi i Berishës: Drejtori i ri i policisë u emërua nga krimi
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, i cili zëvendësoi Muhamet Rrumbullakun është i emëruar nga ana e krimit.
Në fjalën e tij, Beisha denoncoi edhe situatën me krimin në Shkodër, ku theksoi se kryeqendra e veriut është mbërthyer nga bandat kriminale.
Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta me qëllim krijimin e qeverisë teknike dhe garantimin e votës së lirë të qytetarvëe shqiptarë.
SYRI TV
Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi se Drejtori I Policisë së Shtetit Sokol Bizhga është komanduar nga bandat kriminale të vendit.
Në protestën ku qytetarët kundërshtojnë vendimin politik të SPAK, Berisha akuzoi edhe Minsitrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxhën se zbaton urdhërat e krimit të organizuar.
Sa i takon situatës me krimin në vend, Berisha deklaroi se kryeqendra e veriut është e mbërthyer nga bandat që vijojnë me atentate të njëpasnjëshme.
Kreu demokrat i drejtoi edhe disa pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta me qëllim krijimin e qeverisë teknike dhe garantimin e votës së lirë.