TUBIMI/ Argita Gjymishka: Prej politikave keqbërëse në vend, familja e ka humbur kuptimin e saj, ja propozimet e Brain Gain
Argita Gjymishka anëtare e Departamentit Brain Gain, mbajti fjalën e saj sot në tubimin e përditshëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.
Gjymishka u ndal tek ajo që e quajtiu bërthama e shoqërisë, pra familja, teksa shpalosi propozimet e Brain Gain.
“Në dekadën e fundit, prej politikave keqbërëse në vend, familja e ka humbur kuptimin e saj dhe dëgjojmë çdo ditë e më shumë për familje që jetojnë të ndara mes Shqipërisë dhe emigracionit” shtoi ajo, teksa renditi propozimet që do ta bëjnë funsionimin e saj më të lehtë.
FJALA E PLOTË:
Do të doja të flisja sot për familjen, gjënë më të shtrenjtë që secili prej nesh ka, bërthamën e shoqërisë. Në dekadën e fundit, prej politikave keqbërëse në vend, familja e ka humbur kuptimin e saj dhe dëgjojmë çdo ditë e më shumë për familje që jetojnë të ndara mes Shqipërisë dhe emigracionit.
Ne si departament propozojmë:
1. Të paguarit e lejes së lindjes prej një viti, me 100% të pagës në gjashtë muajt e parë dhe 80% të pagës në gjashtë muajt e dytë, duke e bazuar përllogaritjen vetëm në vitin e fundit të pagës.
(Nga 80% për gjashtë muajt e parë dhe 50% për gjashtë muajt e dytë që është sot.)
2. Dhënien e lejes së lindjes me zgjedhje prej 3 muajsh për babain, e cila të paguhet me 100% të pagës.
3. Përjashtimin e përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat personale për gratë që kanë rritur të paktën katër fëmijë.
4. Mundësi për shtëpi nëpërmjet
a) grant me një vlerë të kufizuar;
b) kredi hipotekore me interes të ulët;
c) zbritje e kredive hipotekore të marra në rast të lindjes së një fëmije të tretë, etj.
Nëpërmjet këtyre propozimeve synojmë përmirësimin e cilësisë së jetesës së familjeve shqiptare. Me shpresën se censusi i ardhshëm do të reflektojë shifra më shpresëdhënëse për Shqipërinë