Zëvendësdrejtorit policisë për rajonin e veriut: Në Jarinje qarkullimi sot po vazhdon pa probleme

Për momentin është duke vazhduar pa probleme qarkullimi në pikën kufitare në Jarinje.

Ky ka qenë reagimi i sotëm i zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje ka qarkullim pa probleme, për momentin”, tha Elshani mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë, më herët Elshani ka njoftuar për situatën që ka qenë gjatë natës në pikat veriore.

“Situatë e qetë, pa incidente”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, për mbylljen e dy pikave kufitare të Bërnjakut dhe Merdares, ka njoftuar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.