Rama ndryshoi ligjin/ PD e denoncoi që në mars, kreu i Gardës së Republikës zgjidhet Ermal Onuzi
Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka denoncuar që në muajin mars se kryeministri Edi Rama po ndryshonte ligjin për kriteret e përzgjedhjes së drejtuesit të Gardës së Republikës, me qëllim që të emëronte Ermal Onuzin në krye të saj.
Sipas burimeve për SYRI-n, Ermal Onuzi është zgjedhur kreu i ri i Gardës së Republikës.
Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë. Mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.
Denoncimi i Gazment Bardhit në rrjete sociale:
Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike.
Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi.