SYRI TV/ Dëmtohet ende pa u vënë në funksion ujësjellësi i Elbasanit, uji del në sipërfaqe të bulevardit
Dëmtohet ende pa u vënë në funksion ujësjellësi 13.8 milionë euro në Elbasan.
Pak ditë pasi kanali i hapur në bulevard për shtrimin e tubacionit kryesor të ujësjellësit u mbyll duke u shtruar me pllaka, mbi këto të fundit kanë nisur të dalin burime uji.
Banorët thonë se punimet për ujësjellësin janë bërë pa cilësi.
Ende pa u vënë në funksion të plotë, ujësjellësi i ri i Elbasanit që ka kushtuar 13.8 milionë euro, duket se është dëmtuar.
SYRI TV
Në mes të bulevardit të qytetit, ku ka vetëm pak javë që janë shtruar tubat e ujësjellëit, në provat e para që po kryhen, kanë nxjerrë ujë në sipërfaqe të rrugës, ku kjo e fundit sapo është rehablituar.
Qytetarët e Elbasanit, që kanë parë punimet gjatë kohës që ato kryheshin, ngrenë dyshime të forta për cilësinë e tyre.
Ata thonë se dëmtimi ende pa u vënë në punë i ujësjellësit, mund të vërë në rrezik në të ardhmen shëndetin e qytetarëve që do të pijnë ujë prej tij.