SYRI TV/ Ndryshimet në Policinë e Shtetit, Meta: Nuk mbulohen dot skandalet, policia e privatizuar nga Rama
Ndryshimi i drejtorëve nuk mund të mbulojë skandalet në Policinë e Shtetit.
Kështu deklaroi Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka privatizuar policinë.
Në një konferencë për mediat, Meta akuzoi SPAK-un se ka bërë tentativa për bllokimin e PL, ndërsa deklaroi se do të mbeshtëse cdo protestë të opozitës dhe qytetarëve kundër regjimit.
SYRI TV
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komento largimet e drejtuesve në Policinë e shtetit, ku deklaolri se skandalet nuk mund të mbulohen me ndërrime drejtorësh, ndërsa akuzoi kryeminstrin Rama se e ka shëndërruar policinë e shtetit në private
Deklaratat Meta i bëri gjatë një konference me gazetarët, ku foli për prioritet e PL, luftën ndaj nepotizimit, ndërsa përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut se ka bërë përpjekje për bllokimin e forcës politike që drejeton
I pyetur për aksionin opozitar, Meta deklaroi se do të mbështesë çdo protëste, ndërsa sa i takon zgjedhje, theksoi se ështe ende shpejt për të diskutuar mbi formulën se si do të garojë opozita
Megjithatë Meta deklaroi se opozita nuk pret standarte në zgjedhje nga regjimi kriminal.