Parashiki i motit për fundjavën, ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu

Fundjava që presim do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.