Ukraina favorite ndaj Shqipërisë, zbulohen kuotat e kompanive të basteve

Kompanitë e basteve kanë shpallur edhe koeficientet për ndeshjen e parë të kuqezinjve, që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 20:45, në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, ku favorite shihet kombëtarja e Ukrainës.

Fitorja e tyre kuotohet me 1.75, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.55. Një sukses i mundshëm i kuqezinjve në këtë ndeshje kap kuotën 4.70.