VIDEO/ Plagosje me thikë në Roskovec

Plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Rroskovec.

Një shtetas ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të palgëve të marra.

Zënka ka ndodhur në një lokal të qytetit Rroskovecit, ndërsa Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit. Në spital ka edhe forca policie, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe personave të tjerë të përfshirë në zënkën mes tyre.