SKANDAL/ Letra drejtuar bordit të RTSH, gazetarja akuzoi Alfred Pezën për ngacmim seksual

Gazetarja e RTSH, Blerta Tafani përmes një letre drejtuar bordit të RTSH dhe kryetarit të saj, Leka Bungo akuzoi  ish-drejtorin e RTSH, Alfred Peza për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme. Në letrën drejtuar bordit drejtuas, gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.  

Në dokumentin e siguruar nga Syri. Net, gazetarja Blerta Tafani tregon se në telefonin e saj ishin dërguar mesazhe jo të denja nga Alfred Peza.

Gazetarja Tafani flet edhe për sms që i kanë ardhur nga Peza për takime jashtë institucionit të RTSH, të cilat sipas saj janë të padenja për një drejtues televizioni.

Kërcënimet nga drejtori Peza drejt gazetares Blerta Tafani, vinin si rezultat i debateve që kjo e fundit kishte me Drejtoreshën e Programacionit, Bora Xhani.