Aksidenti me vdekje në Mjull Bathore, arrestohet shoferi 25-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin D.Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i 25-vjeçarit u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në Mjull Bathore, duke drejtuar mjetin tip “Benz", ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Y. C., 52 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.