Ministri mbledh drejtuesit e policisë/ Shihni si i parkojnë makinat luksoze

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mblodhi sot të gjithë vartësit e tij, drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Në këtë mbledhje u shpallën ndryshime të rëndësishme në kupolën drejtuese të policisë.

E megjithatë, makinat e tyre ishin parkuar jashtë në mënyrë të paligjshme.

SYRI TV sjell pamje që tregojnë mjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në bulevard, ku nuk lejohet as ndalimi, jo më parkimi.