Itali/ 100 milionë euro kokainë kapen në Katania, 5 persona të arrestuar

Një sasi e madhe kokaine me vlerë 100 milionë euro është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në zonën e Katanias në Itali.

Lënda narkotike u gjet në një anije peshkimi brenda së cilës ndodheshin 5 persona, të cilët sipas hetimet e kanë ngarkuar drogën në det të hapur, pasi të gjitha pakot me kokainë ishin të mbështjella mirë për të mos lejuar ujin që të depërtonte.

Pas verifikimeve rezultoi se brenda në anije ndodheshin 540 kg kokainë, teksa nuk dihet identitetit apo nacionaliteti i personave të arrestuar.