Ish-i dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, ndërron jetë atletja olimpike

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë disa ditë pasi u hodh me benzinë dhe iu dogj zjarri nga ish-i dashuri.

Federata e Atletikës së Ugandës ka dënuar sulmin e rëndë që iu bë atletes.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e atletes sonë, Rebecca Cheptegei herët në mëngjes, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje”.

“Ne si federatë dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u prehtë në paqe".

Sulmi ndodhi të dielën dhe ajo u dogj në mbi 75% të trupit të saj.