Këlliçi fton qytetarët e Tiranës në protestën e radhës para bashkisë, të premten ora 11:00

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmërimin për portestën e radhës para bashkisë Tiranë, e cila do të mbahet ditën e premte orën 11:00.

“Kreu i 5D, përpos vjedhjes së taksave tona, tashmë ka vendosur të na vjedhë dhe ajrin, duke mbushur me plehra çdo cep e rrugicë të qytetit”, shkruan Këlliçi ndër të tjera .

POSTIMI I PLOTË:

Të premte, datë 6 shtator, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.

Kreu i 5D, përpos vjedhjes së taksave tona, tashmë ka vendosur të na vjedhë dhe ajrin, duke mbushur me plehra çdo cep e rrugicë të qytetit!

Ky bandit i pashembullt duhet të shkojë para drejtësisë një orë e më parë, ndryshe SPAK le të ulë qepenin!

O sot, o kurrë