EMRAT/ Vrau babain dhe e hodhi në pus, zbardhen detajet e vrasjes në Durrës

Ne Durrës, ne Shënavlash një 62 vjeçar me emrin Enver Balla ka humbur kontaktet prej 13 gushtit me familjarët.

Djali i tij ka Esmerald Balla ka kallëzuar në polici këtë fakt dhe sot është zbuluar se ai është vrarë pikërisht nga i biri (kallëzuesi).

Mësohet se fillimisht i biri e ka qëlluar me pistoletë, më pas e ka hedhur në pus.

Është gjetur trupi dhe arma e krimit, dhe për vrasjen shkak dyshohet të jetë bërë çështje parash.

Njoftimi paraprak i policisë/ Durrës

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.