Grabitet pika e karburantit në Bradashesh

Një pikë karburanti është grabitur nga dy persona në orët e para të mëngjesit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Sipas punonjësit të kësaj pike, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që i kanë marrë xhiron ditore dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që po kontrollohen dhe kamerat e sigurisë.