Komisioni hetimor i Shëndetësisë/ Vokshi: Pas Beqajt, nuk është hetuar Manastirliu, ka përgjegjësi direkt

Përmes një interviste në Ora News, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se në komisionin hetimor të Shëndetësisë la pasur një listë dëshmitarësh qysh nga KLSh që ka bërë raporte për 2 koncesionet ku ka evidentuar shumë shkelje.

Vokshi: Kemi pasur një listë dëshmitarësh qysh nga KLSh që ka bërë raporte për 2 koncesionet ku ka evidentuar shumë shkelje. E kemi nisur me KLSh-në sepse në fund të 4 muajve nuk kishim marrë informacionin e nevojshëm nga ministritë për ta depozituar në komision sepse na thonin se nuk i kishin. Pra na refuzuan që të na jepnin informacion.  

Kyç janë Beqaj dhe Manastirliu e cila nuk është hetuar edhe pse ka qenë drejtoreshë ne QSUT dhe ka marrë vendime. Nuk është hetuar fare Ogerta sepse në kohën e saj është bërë amendimi i kontratës së Sterilizimit ku janë shtuar kosto. Ajo ka përgjegjësi direkte.