‘Grup i struktuar kriminal i rryshfetit’/ Piranjat nxjerrin VIDEO-n ku 5 policë kapen duke marrë lekë
Piranjat kanë denoncuar pesë policë të Sarandës të cilët janë kapur duke marrë ryshfet në mes të rrugës.
Në postimin e tyre në Facebook, Piranjat kanë publikuar videon ku policët rrinë në grup duke pritur të marrin para nga shoferi të cilin e kanë ndaluar.
Postimi i plotë:
Policia e shtetit kapet duke marrë lekë, në mes të qytetit të Sarandës. Jo një, por pesë policë, si një grup i struktuar kriminal i rryshfetit.
Ne presim nga ministri i ri i brendshëm që të tregojë vullnetin e duhur për të pastruar radhët e policisë nga elementë të tillë.