Salianji: Ngjarjet e fundit kriminale janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiadë së sigurisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me krimin e organizuar dhe 'lulëzimin' e tij në kryeqytet dhe jo vetëm.
“Krimi godet objektivin në mes të kryeqytetit, në mes të qytetëve, në çdo zonë, kudo të duan sipas kërkesave të porositësve.
Krimi e bandat nuk njohin frikë e as shqetësim se do përballen me autoritetin e shtetit”, shkruan Salianji teksa shton se ngjarjet e fundit janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiadë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.
Postimi i plotë:
Krimi godet objektivin në mes të kryeqytetit, në mes të qytetëve, në çdo zonë, kudo të duan sipas kërkesave të porositësve.
Krimi e bandat nuk njohin frikë e as shqetësim se do përballen me autoritetin e shtetit!
Ngjarjet e pafundme janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiadë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.
Fati, mbetet të jetë rojtari i qytetarëve!
Policia as parandalon, as kap; policia vetëm informon, sikur të ishte agjensi lajmesh. Madje në rastet e përfshirjes së zyrtarëve rilindas në krime ka rolin e mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit!
Vetëm këputja e lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin, promovimi i profesionistëve, dhe depolitizimi i policisë do ta bëjë efiçente policinë e shtetit që ka brënda radhëve të saj profesionistë që meritojnë të jënë në krye të luftën ndaj krimit dhe jo të dhunohen nga krerët e kapur prej krimit.
Çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe lufta pakompromis ndaj çdo forme të kriminalitetit është emergjencë për të kthyer rendin dhe sigurinë!