FOTO/ Peshqit e ngordhur mbulojnë portin turistik grek

Autoritetet greke filluan grumbullimin e qindra mijëra peshqve të ngordhur që u derdhën në një port turistik në qytetin Volos këtë javë, pasi ishin zhvendosur nga habitatet e tyre të ujërave të ëmbla gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar.

Peshqit nuk mbijetuan pasi ranë në kontakt me ujin e njelmët të detit.

 

Ujërat e një lumi mbuluar nga peshq të ngordhur që duken si një mbulesë prej argjendi në Greqi.  

Autoritetet greke kanë filluar të mbledhin dhe largojnë qindra mijëra peshq të ngordhur, që u derdhën në një port turistik në qytetin Volos, këtë javë, pasi më parë ishin zhvendosur nga vendet e tyre të zakonshme ku jetonin, në ujërat e ëmbla, gjatë përmbytjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar.

Peshqit e ngordhur krijuan një mbulesë argjendi në të gjithë portin dhe era e keqe alarmoi banorët dhe autoritetet që u përpoqën t'i kapnin para se era të arrinte restorantet dhe hotelet pranë.

"Ata [peshqit e ngordhur] shtrihen në një gjatësi prej kilometrash", tha për agjencinë Reuters, anëtari i këshillit të qytetit, Stelios Limnios./ REL