Gjendet një kufomë në Tiranë, pranë zonës...

Një trup i pajetë është gjetur në kryeqytet pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën "Gjergj Legisi", është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç. 
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.