SYRI TV/ Spiropali nis seancën pa ardhur opozita
SYRI TV
Ka nisur me polemika mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit sesioni i ri parlamentar. Kreu i grupit democrat, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se me aferat e tij, i ka vënë "flakën" Shqiperisë dhe e ka kthyer këtë sallë në Parlamentin e Punëve Personale. Ne fjalën e mbajtur ne Kuvend, ai listoi katër prioritetet e Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal ne 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbeshtetjen ndaj bujqësisë.
Këtë të hënë deputët u kthyen në Kuvend për të nisur sesionin e ri parlamentar.
Seancë e parë plenare e këtij sesioni nisi me debate dhe polemika. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nxitoi të niste seancën ceremoniale pa mbërritur ende depyetët e opozitës, çfarë solli reagimin kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dhe sekretarit të përgkithshëm të demokratëve, Flamur Noka. Në shenjë revolte, Bardhi grisi mesazhin e Presidentit Begaj për Kuvendin, që u ishte vendosur mbi tavolinë të gjithë deputetëve.
Në hapje të seancës, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi disa nga cështjet kryesore që do të shqyrtohen në seancat në vijim të parlamentit, duke u dnalur te shqyrimi I mandatit të depuretëve socialist Olta Xhacka e Vullnet Sinaj. Po kështu Spiropali njoftoi edhe disa ndryshime të deputetëve në delegacionet e përhershme ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PD, akuzoi kryenibnsitren Rama se e ka kthyer Kubednin në noter të qeverisë, dhe ligjeve klienteliste, ku shkelet e dhunohet kushtetuta. Sipas tij kreu i qeverisë i është shmangur opozitës për cështjet më të nxehta, që nga përfshirja e vëllait të tij në klanin krminal të xibrakës edhe tek vjedhjet e parave publike. Bardhi deklaroi se në axhendën e opozitës këtë sesion është suigurimi i zgjedhjeve të liria.
Bardhi bëri publik nga foltorja e Kuvendit edhe priorotet kryesore të PD.
Teksa u ndal te protesta e banorëve të Thumanës, Bardhi kishte një mesazh për zv.kryeminisren Belinda Balluku dhe Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.