VIDEO/ Çollaku: Pse e lejon drejtësia krimin e qeverisë? Rama pronar në Vuno, në zonën më të lakmuar!

Gazetari Basir Çollaku thotë se është vetë drejtësia ajo që po lejon krimin që po bën qeveria me në krye Edi Ramën.

I ftuar në Syrit Tv, në edicionin e mbrëmjes me moderator Bled Markun, Çollaku tha se grupet kriminale dhe trafikantët vendosin për deputetët që do të dalin nga zgjedhjet, pasi përmes ‘zgjedhjeve’ që bëjnë, e kanë më të lehtë të operojnë në fusha të ndryshme të jetës sociale.

Sipas Çollakut, trafikantët janë në shtabet elektorale të partive, ndërsa tha se kjo është e faktuar dhe në dosjet e reja dhe të vjetra, apo dhe ato të sjella nga vendet evropiane.

Kanë porosi edhe për përfaqësuesit, do vendosin për deputetët e qarqet. Janë kullat, bit coin, droga. E gjithë kjo batërdi financiare e paligjshme, kanë qenë me kalem në dorë. Kanë përcaktuar edhe çmimet e votës.  Këto ekipe po koordinohen si të vjedhin gjithmonë e me më tepër.

Të pandehurit e shumtë që gjenden në dosjet e reja e të vjetra, ato të ardhura edhe nga jashtë duke nisur nga Rama e ministrant e tij.

Mënyra si po sillet e reagon, kjo prokurori s’po na e përcjell besueshmërinë e qytetarëve shqiptar, pasi Rama u bë pronar në Vuno, në zonën më të lakmuar. Jemi në një situatë kaotike e të rrezikshme. Diktaturat onstalohen kur drejtësia s’funksionon.

Kemi një lider opozitë në arrest, kanë marrë vendime pa prova e dokumente. Po konsumojnë akte korruptive për porosi të dikujt. Kë kanë siklet e bezdi që s’e thonë…Është dëshmi e kapjes dhe mungesës të plotë të pavarësisë. Kanë pasur më shumë pavarësi kur kanë qenë te Krimet e Rënda se sa sot te SPAK.

Nëse hap dosjen Ecc, ka për ministra e qeveritarë, ku po shkohet me këtë histori? Kur ke 2 grupe të strukturuara kriminale në Bshkinë e Tiranës, aty janë 10 mln euro, dhe gjykata të urdhëron t’i hetosh, SPAK s’vepron, bën plazh e sehir.

Trafikantët janë në shtabet elektorale të partive. Miliardat e trafikut, janë injektuar në ekonominë e 2023, çunat e Dubait, ata janë ortakë e partnerë. Sipërmarrësit që paguajnë ndërtimet. Kanë aksione. Gjithmonë ky lumë parash të paligjshme, çfarë u duhen?